Shefi i sigurisë kibernetike i Gjermanisë mund të përballet me shkarkimin për lidhje të dyshuara me shërbimet e inteligjencës ruse.
Lajmi është bërë i ditur nga burime pranë qeverisë për median gjermane APF.
Arne Schoenbohm, kreu i agjencisë federale të sigurisë së informacionit, u akuzua në një hetim të fundit nga transmetuesi ZDF për kontakte me Rusinë përmes Këshillit të Sigurisë Kibernetike të Gjermanisë.
Schoenbohm ishte një bashkëthemelues i shoqatës, anëtarët e së cilës përfshijnë një kompani gjermane që është një degë e një firme ruse të sigurisë kibernetike të themeluar nga një ish-punonjës i KGB-së, thuhet në raport.
Ministria e Brendshme tha se po i merrte seriozisht faktet që janë raportuar dhe po i hetonte ato në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe po shqyrtonte të gjitha opsionet se si të merrej me situatën”.
Një paraqitje e përbashkët e planifikuar nga Schoenbohm dhe ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser, për të paraqitur një raport mbi sigurinë kibernetike gjermane është anuluar pasi ministria kërkon të sqarojë akuzat.