Dyshohet se abuzoi me mbesën e mitur, arrestohet 50-vjeçari shqiptar në Greqi, familja: Produkt i imagjinatës së vajzës

Një 50-vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e djeshme nga autoritetet greke në Volos, pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me mbesën e tij 11-vjeçare.

Shqiptari ka kërkuar falje para hetuesve dhe ka mohuar akuzat, por u vendos në masën e paraburgimit.

Siç raportojnë mediat, aktet e tmerrshme të 50-vjeçarit ndaj të miturës kanë ndodhur në shtator të vitit 2021 kur vajza ishte 9 vjeç, ndërsa denoncimi është bërë marsin e kaluar nga një punonjëse sociale e shkollës fillore ku ishte dhe vajza. Punonjësa kishte monitoruar vajzën si pjesë e mbështetjes psikologjike në shkollë.

Ajo ka konstatuar se fëmija ka shfaqur sjellje devijuese, ndërsa përmes seancave ka kuptuar se çfarë dyshohet se po i ndodhte vajzës.

Prokuroria e Volos, duke marrë denoncimin, ka urdhëruar menjëherë hetimin paraprak urgjent për rastin, ndërsa 11 -vjeçarja tashmë është marrë në pyetje nga një psikiatër fëmijësh , të cilit i ka dëshmuar për atë që i ka ndodhur, si dhe ekzaminues mjekësor. Hulumtimi i shërbimeve sociale për mjedisin familjar të fëmijës raporton gjithashtu kushtet e neglizhencës.

Autori i dyshuar 50-vjeçar nuk ishte arrestuar, pasi afati ligjor për procedurën automatike kishte kaluar. Dëshmitarë për mbrojtjen e tij u paraqitën bashkëshortja dhe vjehrri i tij dhe gjyshi i vogëlushes, të cilët së bashku argumentuan se akuzat ishin produkt i imagjinatës së 11-vjeçares.

Gruaja e 50-vjeçarit ka deklaruar se është pranë tij dhe beson në pafajësinë e tij

“Nuk do ta lë askund burrin tim. Unë do ta mbështes deri në fund. Ai është i pafajshëm dhe derisa të provohet i pafajshëm, unë do të qëndroj pranë tij”.

E ngjashme ka qenë deklarata e avokatit të autorit të dyshuar, i cili ka komentuar se “ekzaminimi mjekoligjor është “i pastër”.


Shtuar 15.07.2023 08:00