Zjarri te fusha e mbetjeve urbane në qytetin e Vlorës është rindezur sërish ditën e sotme.
Zjarri i ndihmuar dhe nga era po përhapet në një pjesë të kësaj fushe me shpehtësi.
Të lidhura
None found
Mësohet se në vendngjarje ndodhen tre zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.
Po ashtu, në fushën e mbetjeve kanë shkuar edhe punonjës të bashkisë së Vlorës me mjete tip fadromë për të bërë të mundur izolimin e vatrës së zjarrit.
Dyshimet paraprake janë për zjarrvënie të qëlimshme. Kujtojmë se më herët ka nisur një hetim nga ana e prokurorisë lidhur me djegien e mbeturinave por nuk ka patur asnjë të ndaluar apo arrestuar.
Jo shume se një muaj më parë kjo zonë e mbetjeve urbane u përfshi nga një zjarr i cili zgjati më shumë se 10 ditë duke krijuar jo pak probleme për banorët por dhe për pushuesit në Vlorë.
