Dyshja Salianji-Mziu “zbarkojnë” në Kuvend: I pastë ditët e numëruara kjo qeveri

Ervin Salianji dhe Xhelal Mziu shfaqen në Kuvend, në seancën maratonë për votimin e qeverisë Rama III.

Salianji ka postuar edhe një foto në Facebook-un e tij, ku shkruan së kjo qeveri i ka ditët e numëruara.

Kujtojmë se situata në kampin blu, është e trazuar pas vendimit të Bashës për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.

Postimi i Salianjit:

Sot seanca për votimin e qeverisë, do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur interesin e qytetarëve!

I pastë ditët e numëruara!/albeu.com