Dyshimet po shtohen, zbulimi amerikan: Putin po kurohet nga kanceri

Pas thashethemeve lidhur me gjendjes shëndetësore të presidentit rus Vladimir Putin, të tjera prova vijnë nga SHBA që konfirmojnë këto dyshime.

Kanë qenë shërbimet amerikane të zbulimit të cilat kanë nxjerrë raporte të ndryshme lidhur me këtë çështje.

Gazetarët e prestigjiozes Neës Week kanë arritur të shohin disa raporte vlerësuese të hartuara nga zbulimi amerikan në fund të muajit të kaluar. Në to thuhet se Putin i është nënshtruar në fund të Prillit, një trajtimi kundër kancerit në fazë të përparuar. Raportet po ashtu konfirmojnë se në muajin Mars pati edhe një përpjekje për të vrarë presidentin rus.

Neës Ëeek shkruan se vlerësimet, ekspertët e zbulimit i kanë dhënë duke analizuar shfaqjet e tij publike në të cilat dallohet rënie e theksuar e aktivitetit, duke qenë se ai më parë është marrë me sporte ekstreme.

Ekspertët thonë se këto me probleme shëndetësore pushteti i Putinit nuk është më absolut, por i konsiderueshëm. Megjithatë, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov i ka hedhur poshtë të gjitha këto dyshime.