Vazhdojnë diskutimet në mbledhjen e Kryesisë së PD-së. Deputeti Ervin Salianji ka kërkuar heqjen e dyerve të blinduara dhe mbledhjen e Këshillit Kombëtar për t’i dhënë PD-së legjitimitet normal.
Salianji: Të ndërtojmë një grup dhe zgjidhje që e bën bashkimin funksional për të gjithë ku të gjithë mund të përfaqësohen si ngjyrime.
Salianji-Alibeajt: Duhet thërritur Këshilli Kombëtar që të japë legjitimitetin formal.
Ervin Salianji: Të hiqen dyert e hekurit, të tregojmë me simbolike hapjen e partisë.
Gaz Bardhi: Dyert janë të hapura.
Salianji: Dyert e hekurit që as nuk preken me dorë ta shpifin, ti heqim
Ndërkohë sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka kërkuar të dalin me një mesazh bashkimi.
Gazment Bardhi: Së pari lidhur me blindimin e PD-së, dyert janë të hapura, dhe janë çështje të administratës. S’ja vlen të merremi në kryesi me këtë. Së dyti për zgjedhjet e vitit 2023. Është propozuar me idenë që do pranohej nga të dy palët, duke bërë zgjedhje të bashkuar. Jam dakord edhe unë që të dalim me mesazh për bashkimin.