Dybala pret ofertat, Interi kryeson për të marrë shërbimet e tij

Paulo Dybala pret të dijë të ardhmen e tij dhe mbi të gjitha të marrë oferta.

Sipas asaj që raporton “Il Giornale”, nuk është vetëm çështje parash, me Interin që është një zgjidhje e mirë për të, por jo ideale, pasi ai ka kaluar 7 vite me Juventusin dhe nëse do të kalonte te rivalët do të ishte diçka jo e hijshme, edhe pse ndër vite kemi parë transferime midis klubeve rivale.

Deri më tani, asnjë ofertë zyrtare nga jashtë Italisë nuk ka ardhur për sulmuesin argjentinas, ku Interi qëndron i vetëm në pritje./ h.ll/albeu.com