Dy zakone të përditshme që na ulin inteligjencën

Ka disa gjëra të zakonshme që ne të gjithë bëjmë çdo ditë, të cilat janë treguar nga studiuesit britanikë se dëmtojnë aftësitë mendore dhe kontribuojnë në një rënie të vazhdueshme të IQ-së.

Gjetjet vijnë nga një ndjekje pesëvjeçare e 502,643 britanikëve, të moshës 37 deri në 73 vjeç, të cilët iu nënshtruan testeve të kujtesës dhe inteligjencës.

Por cilat janë dy zakonet që janë treguar se reduktojnë inteligjencën?

TV:

Orët e gjata të shikimit të programeve televizive rezultuan në rënien e funksioneve mendore tek ata që shikonin më shumë se 3 orë televizor në ditë, ndërkohë që ajo u intensifikua me kalimin e viteve.

Ngarja e mjetit:

Nga afro 93,000 vullnetarë që vozitën çdo ditë për më shumë se 2-3 orë, shumica ishin tashmë me prapambetje mendore në fillim të studimit.

Gjatë 5 viteve të ardhshme, aftësitë njohëse të këtyre njerëzve jo vetëm që ranë edhe më shumë, por me një ritëm më të shpejtë se pjesa tjetër e vullnetarëve, të cilët vozitën më pak ose aspak.


Shtuar 13.07.2022 21:16