Dy vite pa Koço Devolen! Agron Llakaj: Po të kujtoj me këtë fotografi, i madhi dhe i paharruari (FOTO LAJM)

Aktori i njohur shqiptar, Koço Devole mbylli sytë përgjithmonë në moshën 75- vjeçare, si sot dy vite më parë. Devole vuante nga leucemia, por Covid-19 u bë shkak që artisti te mos i mbijetonte sëmundjes së rëndë.

Për artistin e shquar të kinematografisë shqiptare, reagimet ishin të shumta nga figura e personalitete publike, të cilët e njohën apo kishin fatin të punonin me të.

Sot, 2 vite më vonë Agron Llakaj nuk huarroi pa e përkujtuar me një dedikim spcial.

“I Madhi dhe i paharruari Koco Devole.
Aristokrati humorit shqiptar.
Jeta eshte e tille, te rremben ne te tashmen me te gjitha hallet e saj,punen,shendetin,sfiden,kenaqesi e pakenaqesi,trishtim dhe zhgenjim…,por kjo nuk na ben te te harrojme Ty o i paarritshmi Koco Devole…,ngreme syte lart ne qiell dhe aty si yll je Ti.
Ne kete 2 vjetor te ndarjes tende nga ne, po te kujtoj me kete fotografi…,sepse ti ishe vertet aktor “papjoni”.
I paharruar i shtrenjti Koco!”, shkruan Agron Llakaj krah postimit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Agron Llakaj (@agronllakajofficial)