Dy vite nga zjarri, kur do të hapet katedralja e Notre Dame

Katedralja e Notre Dame në Paris do të rihapet më 2024, pas zjarrit që e dogji dy vite më parë. Deri më tani janë shpenzuar plot 165 milionë euro, por restaurimi nuk ka filluar ende.

Duket se Katedralja do të hapet vitin e Lojërave Olimpike që do të zhvillohen në Paris, ndërkohë që sot bëhen plot dy vite nga ngjarja që pikëlloi Francën dhe gjithë botën e krishterë.

Pavarësisht se duhen edhe 3 vite që Notre Dame të rihapet, sërish ajo do të jetë pa çati pasi kjo e fundit kërkon më shumë kohë.


Shtuar 15.04.2021 09:30