Zbardhen rrethanat e aksidentit me pasojë vdekjen e 20-vjeçarit Enjo Saliaj, i cili u aksidentua për vdekje mbrëmjen e djeshme, në zonën e Freskut rreth orës 23:30.
Enjo Saliaj është djali i Kudret Saliajt, i cili u vra nga ish-vjehrri në qershor të 2021-it.
Uniformat blu bëjnë me dije se është arrestuar drejtuesi i mjetit që përplasi 20-vjeçarin, i cili ishte duke lëvizur me motor.
Njoftimi i policisë
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se në kohën që ka ndodhur aksidenti, automjeti nuk drejtohej nga pronari i tij, shtetasi F. A., por drejtohej nga shtetasi S. K., 19 vjeç, banues në Tiranë.
Nga verfikimet ka rezultuar se shtetasi S. K. ishte i pajisur me lejen përkatëse të drejtimit dhe nuk ka qenë nën efektin e alkoolit në kohën që është përfshirë në aksident. Automjeti dhe motori elektrik u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve, shtetasi S. K., 19 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua në flagrancë dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Kujtojmë se vrasja e babait të Enjo Saliajt pranë gjykatës, ndodhi më 4 qershor të 2021-shit. Vrasja e Saliajt erdhi pas shumë debatesh dhe përplasje mes çiftit.
Gjithashtu në burg për bashkëpunim për vrasjen e Kudretit është edhe bashkëshortja e këtij të fundit, Dhurata Saliaj.
Pas arrestimit të Dhurata Saliajt, kujdestarinë e 3 fëmijëve të çiftit e ka marrë xhaxhai i tyre, vëllai i Kudret Saliajt.
Çifti Dhurata e Kudret Saliaj, ishin në proces divorci për shkak se kishin mosmarrëveshje, kur ndodhi krimi i rëndë në muajin qershor të vitit të kaluar.
Si ndodhi vrasja e Kudret Saliajt
Viktima i mbërriti në një lokal pranë gjykatës së Tiranës, ku priste të zhvillohej seanca e radhës për divorcin dhe ndodhej në praninë e avokatit të tij si dhe një punonjëseje sociale.Vjehrri i tij Mexhit Picari pasi e vëzhgoi bashkë me të bijën Dhurata Saliaj, e qëlloi për vdekje dhëndrin, në ngjarje mbeti i plagosur edhe avokati Adriatik Cami.
Prokuroria tha se babë e bijë organizuan në bashkëpunim krimin e rëndë. Enjo Saliaj ka qenë dëshmitari i vrasjes së të atit. Ai ka përjetuar momente tmerri, kur gjyshi i tij i vrau para syve babanë. Sipas dëshmitarëve, pas krimit, djali bërtiste me të madhe “baba baba”,
/albeu.com/