Dy viktima dhe 8 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se  gjatë orëve të fundit janë kryer 1.721 testime, prej të cilave 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 2 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 7 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.412.

Në total numri i rasteve aktive është 151.