Çaush Shehaj, i moshuari në Mallakastër i cili ndodhej në spital pas dhunës që i bënë dy të rinjtë gjatë vjedhjes së banesës së tij, ka ndërruar jetë.
Ervis Halimi dhe Musa Gudo tashmë të arrestuar, hynë në banesën e të moshuarit, e dhunuan dhe nën kërcënimin e armës i grabitën 50 mijë lekë të vjetra.
Familjarët e viktimës e kanë përshkruar si “krim makabër” atë që kanë bërë dy të rinjtë.
Nipi i të moshuarit ka folur për mediat, duke thënë se ky është rasti i dytë I bërë nga i njëjti person. Gjithashtu ka kërkuar drejtësi.
“E kam dajë. Është rasti i dytë I bërë nga I njëjti person. Ka vajtur njëherë policia, s’u bë gjë radhën e parë, vetëm i morën çiften. Shkuan prapë sot, i bënë këtë që i bënë, e vranë. Ai jetonte me të shoqen, që e ka të sëmurë. Duam që të ketë drejtësi, shteti të vërë dorë”, ka thënë ai./albeu.com