Dy të arrestuar në Prrenjas për prerje të paligjshme pyjesh, nën hetim inspektori i pyjores

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e rasteve në fushën e krimeve mjedisore,  specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar  në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, shtetasin P.K.,  55 vjeç, banues në fshatin Qukës Skënderbe,  Prrenjas pasi gjatë kontrollit në oborrin e banesës së tij, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 40m³ dru  pa leje përkatëse si dhe dy mjete  që dyshohet se përdoreshin për transportimin e druve. Gjithashtu është proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrë” , shtetasi O.L., 32 vjeç , banues në Prrenjas (inspektori i pyjores).

Nga specialistët për Hetimin e Krimit  në Stacionin e Policisë Prrenjas,  u proceduan penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, shtetasit V.K., 36 vjeç, banues në fshatin Qukës Skënderbe,  Prrenjas,  pasi gjatë kontrollit në oborrin e banesës, Policia gjeti dhe sekuestroi  në cilësinë e provës materiale 50 m³ pa leje përkatëse.

Si dhe shtetasin  A.N., 60 vjeç, banues në banues në fshatin Qukës Skënderbe,  Prrenjas,  pasi gjatë kontrollit në oborrin e banesës së tij u gjetën dhe sekuestruan në cilësin e provës materiale 20 m³ pa leje përkatëse.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie apo të presin në mënyrë të paligjshme pyjet,  pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke ju garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore./albeu.com


Shtuar 18.08.2021 11:25