Këtë të enjte, në Kuvendin e Shqipërisë, janë emëruar dy salla me emrat e dy figurave të shquara të politikës shqiptare, Bashkim Fino dhe Gerti Bogdani.
Ky akt nderimi u bë për të përkujtuar dhe vlerësuar kontributin e tyre të çmuar në historinë politike dhe shoqërore të vendit.
Elisa Spiropali, kryetare parlamenti, theksoi se Bashkim Fino dhe Gerti Bogdani, ishin politikanë modelë që dhuruan shumë për Shqipërinë.
Spiropali vuri në dukje se Fino ka drejtuar vendin gjatë periudhës më të vështirë, duke kontribuar në hartimin e disa prej reformave më të rëndësishme, ndërsa Bogdani ishte një lider i respektuar, i cili dha një kontribut të jashtëzakonshëm për shoqërinë shqiptare.
Elisa Spiropali: Nderuam kontributin e dy politikaneve dhe parlamentarëve të shquar të Shqipërisë të cilët janë ndarë nga jeta para kohe, Bashkim Fino dhe Gerti Beogdani, duke emërtuar dy salla këtu në mejdeset e sallës së seancave me emrat e tyre.
Në sallë janë familjarët e tyre, të cilët i përshëndes ngrohtësisht. Bashkim Fino dhe Gerti Bogdani ishin dy politikanë aktiv me integritet të lartë, prindër që frymëzojnë për me kontributin, dashrinë dhe mirësinë që na kanë dhënë ne. Ishte kjo arsyeja për të emëruar këto dy salla.