Greqia ka regjistruar dy të infektuar me lijën e majmunëve. Siç shkruan “Zougla”, analiza gjenomike e dy kampioneve ka përfunduar dhe ato i përkasin llojit të Afrikës Perëndimore.
Pacientët janë në gjendje të mirë klinike dhe mbeten në izolim.
“Rreziku i sëmundjes mbetet i ulët për popullatën e përgjithshme dhe janë marrë të gjitha masat e nevojshme për të kufizuar përhapjen e sëmundjes”, kanë deklaruar autoritetet greke./albeu.com