Dy orë pasi e shpallën “non grata”, Berisha zbulon letrën dërguar Blinken: Çfarë i thashë

Ish-kryeministri Sali Berisha, nga “foltorja” në Tropojë zbuloi letrën që i ka dërguar sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, 2 orë pas shpalljes “non grata”.

Berisha u shpreh se i kishte shkruar Blinkenit se kjo është një “vepër e Edi Ramës dhe George Soros”

“Pasi më shpalli non grata, i bëra letër Blinken. Pas dy orësh i bëra një letër ku i them se kjo është vepër e George Soros dhe Edi Ramës. Ndërkohë mendova gjatë e gjatë me veten time. Cilën rrugë do të ndiqja, kisha miq shumë në të dy partitë. Të kërkoja ndihmë nga miqtë e mi që ta hiqnin atë vendim. Thashë kurrsesi. Më cenoi dinjitetin tim? Po! Atëherë do ta çoj në gjykatë për shpifje. Kjo ma thjeshtoi krejt skemën mua. Kjo ishte një betejë për dinjitetin. Jam krenar, mbetem një admirues i SHBA. Kanë bërë më shumë se çdo komb për Shqipërinë”, tha Berisha./albeu.com


Shtuar 1.12.2021 17:49