Dy ngjarje të rënda në Tiranë/ Ndërron jetë 27-vjeçari, vetëplagoset me armë zjarri, një tjetër bashkëmoshatar plagoset me thikë

Dy ngjarje të rënda janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku protagonistë kanë qenë dy 27-vjeçar. Policia bën me dije se Alban Mehmetaj, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri, në banesën e tij.

Edhe pse është dërguar me urgjencë në spital, Mehmetaj, nuk mundi t’i mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë. Dyshohet se ishin disa probleme me borxhe të pashlyera, që e çuan 27-vjeçarin drejt aktit ekstrem.

Ndërsa po ashtu, një bashkëmoshatar i tij, është dërguar për mjekim në spital, pasi është plagosur me thikë në Kombinat.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacione paraprake

-Rreth orës 19:55, është dërguar për mjekim në spital, shtetasi A. M., rreth 27 vjeç, i cili dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri, në banesën e tij, tek Rruga Ura. Si pasojë shtetasi A. M, ka ndërruar jetë.

-Rreth orës 20:10, është dërguar për mjekim në spital, shtetasi H. I, rreth 27 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar me mjet prerës në Kombinat. Aktualisht, ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit.

Grupet hetimore vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të rasteve dhe dokumentimin e plotë ligjor të tyre.


Shtuar 20.02.2026 21:05