Dy automjete tip Mercedes-Benz janë bllokuar pranë stadiumit Dinamo në Tiranë.
Operacioni i befasishëm është realizuar nga efektivët e “Shqiponjave” të Policisë së Tiranës rreth një orë më parë në zonën e Komunës së Parisit, pranë Stadiumit Dinamo.
Të lidhura
None found
Nuk dihet se për çfarë bëhet fjalë, por dy mjete Mercedes Benz janë ndaluar njëri pas tjetrit dhe janë bllokuar nga makinat e Policisë. Efektivët zbresin të parin shoferin e mjetit Mercedes Benz ML (fuoristradë) që ne mësojmë se është Sali Lushaj, babai i reperit Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi.
Më pas nga mjeti që drejtohej nga Lushaj, del dhe një person tjetër që qëndronte në sediljen e pasme, por nuk kemi mundur ta identifikojmë. Të dy makinat janë kontrolluar imtësisht nga shërbimet e Bluve të Tiranës dhe më pas janë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë.
Ngjarja ka ndodhur rreth një orë më parë, rreth orës 15.30 dhe nuk dihet se për çfarë bëhet fjalë./albeu.com/
