Fluturimet nga Kabuli drejt tiranës që ishin planifikuar të ndodhnin prej së hënës, janë anuluar dhe ende nuk ka asnjë informacion zyrtat se kur ato do të zhvillohen.
Avioni i parë pritet të sjellë 160 persona ndërsa avioni i dytë 250.
Gjithsesi thonë burimet gjithçka do të kristalizohet vetëm kur avionët të kenë lënë pistën e aeroportit Hamit Karzai drejt Tiranës, kjo pasi 6 ditëve të fundit ka pasur planifikime të cilat janë anuluar.
Raportimet e medieve ndërkombëtare edhe sot kanë përcjell lajmet e kaosit që vazhdon përreth aeroportit të Kabulit ku për të normalizuar situatën janë dislokuar trupa ushtarake amerikane dhe britanike.
Andreë North gazetar britanik raporton se ushtarët amerikanë kanë bllokuar të gjitha portat hyrëse të aroportit./albeu.com