Dy fëmijë shqiptarë të zhdukur prej 7-muajsh në Gjermani, dyshohet se janë rrëmbyer

Dy fëmijë shqiptarë emigrant në Gjermani, janë rrëmbyer, pasi prej kohësh nuk ka më asnjë të dhënë për ta.

Ata jetonin më të ëmën në Gjermani dhe prej 7 muajsh rezultojnë të zhdukur.

Mamaja e tyre dyshon se fëmijët i ka rrëmbyer i ati i tyre, me të cilin e ëma kishte vite që ishte ndarë.

Nëna ka bërë denoncimin më 17 janar të këtij viti për rrëmbimin e fëmijëve të saj nga babai në Gjermani, e ndërsa hetimet janë shtrirë deri në Spanjë, kjo sepse ka dyshime që ato fshihen në ishullin Tenerife.

Bëhet fjalë për dy fëmijët Kristian Toska dhe Amantia Toska, përkatësisht të moshës 11 dhe 10 vjeç. Nga ana tjetër policia gjermane ka kontaktuar autoritetet spanjolle duke kërkuar bashkëpunimin e tyre, pasi një nga pistat e hapura të hetimit të tyre tregon se babai i dy fëmijëve mund të ketë udhëtuar në Tenerife bashkë me fëmijët dhe po mundohet të fshihet në ishull./albeu.com


Shtuar 16.08.2021 12:16