Gazetari i njohur Klodian Tomorri, përmes një reagimi në “Facebook”, ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë, ku drejtori i Policisë Rrugore, Altin Qato, qëlloi me shpullë një të ri në autostradën Thumanë-Kashar.
Gjithashtu, gazetari tregon se Altin Qato, vijon punën në krye të Policisë Rrugore, ndërsa urdhri i “pezullimit” të nxjerrë me urgjencë nga Muhamet Rrumbullakut ishte sa për t’i hedhur “hi sy” publikut dhe mediave që të heshtin.
“Shikoni se sot në mëngjes kanë dhënë urdhrin që Altin Qato të rikthehet në punë dhe është kthyer sakaq.
Është ai shefi i rrugores që ja kërciste miletit me shpullë surratit.
Në fakt nuk ka ndonjë çudi të madhe këtu. Sa më shume thellohet diferenca e votave aq më fort kërcet shpulla.
Megjithatë duhet bërë shyqyr. Deri tek shpulla është mirë kjo punë. Keq është kur të fillojnë të shtrijnë llozin.
Dilni protestoni prapë tani se, herën tjetër do hani grushte surratit”, shkruan Klodian Tomorri në Facebook.