“Dy dëshmitarë kyç mund të çojnë pas hekurave gjysmën e qeverisë”, Basha: Trekëndëshi i Bermudës bën teatër për të fshehur milionat

Kreu i PD-së Lulzim Basha nga Korça është shprehur se sot, PD, e vetmja shpresë për ndryshim, është në ditë të vështira sepse ka dalë një pakicë që për hir të interesit personal shkelin të ardhmen.

Më tej Basha u shpreh se me dëshminë e dy personave, gjysma e qeverisë do të ishte pas hekurave pëe korrupsion, por kjo gjë nuk po ndodh, pasi, sipas tij, “Trekëndëshi i Bermudës” bën teatër pët të mos treguar milionat.

“Duhet t’i shkarkoni me votë të lirë ata që nuk iu përfaqësojnë. Reforma zgjedhore , reforma territoriale janë prioriteti ynë. Sot është goditur fermeri, shtresa e mesme, asfiksohet rinia, largohet nga vendi sepse regjimet autokratike e kanë frikë lirinë pasionin e saj për të vërtetën dhe pastaj goditet opozita duke bërë pakte që i kanë rrënjët tek e shkuara. Një kulturë e linçimit apo urrejtjes. Sot për ne është ditë e vështirë sepse edhe brenda familjes tonë ka dalë një pakicë përfituesish që për hir të interesit personal duan të shkelin të ardhmen. Duan të na mbajnë këtu të na kthejnë pas dhe të asgjësojnë të vetmen shpresë për ndryshim. Madje kanë shkuar edhe më tej se kundërshtari politik me gjuhën e urrejtjes dhe sulmet që bëjnë. Kujt i shërbehet në këtë mënyrë? A i shërbehet Shqipërisë? A nuk duhet të ngriheshim sot që vetëm para dy ditësh i pari i qeverisë ka marrë çarterin. Një fluturim i kushton 120 mijë euro. Dy dëshmitarë kyç mund të çojnë para hekura gjysmën e qeverisë sepse trekëndëshi i Bermudes bën teatër për të mos i treguar shqiptarëve se ku shkojnë milionat që zhduket”, tha Basha./albeu.com

 

 


Shtuar 26.01.2022 18:19