Dy dekada më parë, Shqipëria kujton super golin e Rrakllit në “Qemal Stafa” ndaj Anglisë (VIDEO)

Kombëtarja Shqiptare e Futbollit ka rikujtuar golin e futbollistit shqiptar, Altin Rraklli të shënuar në vitin 2001 ndaj Anglisë.

Përkundër që ishullorët fituan në 3:1, minutat e fundit në këtë takim që u luajt në ‘Qemal Stafa’ ishin emocionues.

 

 

Ai takim i takonte eliminatoreve për Botërorin e Japonisë 2002.

Kështu edhe sot, Shqipëria e pret në ‘Air Albania’ Anglinë e rrezikshme, por kësaj radhe me shpresën për fitore.


Shtuar 28.03.2021 10:36