Dy aksidente kanë ndodhur në pak minuta në Durrës dhe në Fushë-Krujë ku janë lënduar dy shtetas.
Burimet nga policia bëjnë me dije se të lënduarit janë nën kujdesin e mjekëve dhe në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.
NJOFTIMI I POLICISë:
Informacione paraprake
Durrës/ Rreth orës 19:15, në lagjen nr.14, Durrës, motomjeti me drejtues shtetasin R. B., 25 vjeç, banues në Durrës, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin H. D., 69 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Krujë/ Rreth orës 19:00, në Fushë Krujë, mjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin F. A., ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me një tjetër mjet kamion, e më pas ka dalë jashtë rruge. Si pasojë është lënduar drejtuesi i mjetit shtetasi F. A., dhe pasagjerja në mjet shtetësja B. A., 35 vjeçe, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupet hetimore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për përcaktimin e shkakut të aksidenteve. /albeu.com/