Dy aksidente në aksin rrugor të Lezhës, një i lënduar

Dy aksidente kanë ndodhur në rrugët e qarkut të Lezhës.

Mësohet se një automjet me të cilin udhëtonin tre vajza doli nga rruga e përfundoi në një kanal me ujë në rrugën Shënkoll-Tale.

Të ndihmuar edhe nga banorët e zonës, vajzat arritën të dilnin nga makina.

Pak minuta më vonë një tjetër aksident ndodhi në rrugën e Kunes në Shëngjin ku një automjet u përplas me një motoçikletë. Për pasojë mbeti i plagosur drejtuesi i motoçikletës, i cili është dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës. Për dy aksidentet policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave./albeu.com

Shtuar 12.06.2022 15:20