Durrësi si Venecia, Shiu përmbyt qytetin në gusht

Moti i keq ka përfshirë vendin në këto ditë të fundit të gushtit.

Reshje të pazakonta shiu për këtë muaj janë regjistruar thuajse në të gjithë territorin.

Në qytetin e Durrësit gjatë natës reshjet kanë qenë me intensitet të shtuar.

Sipas burimeve, bëhet me dije se shiu gjatë mbrëmjes së djeshme ka sjellë përmbytje në rrugët e qytetit. Siç shihet edhe nga pamjet, rrugët janë mbuluar nga uji, duke sjellë vështirësi edhe në qarkullimin e automjeteve.

Gjithashtu sinoptikanët kanë parashikuar që edhe ditën e sotme do të ketë prezencë të vranësiarve dhe reshjeve thuajse në të gjithë territorin e vendit./albeu.com/