Në pikun e sezonit turistik, Durrësi përballet sërish me problemin e plehrave.
Në Shijak ka probleme me mbetjet urbane, dhe prej tre ditësh qyteti është i papastruar.
Një pjesë e mbetjeve të mbledhura janë duke u djegur në vendin e grumbullimit.
Kujtojmë se disa javë më parë Durrësi ka pasur probleme me plehrat, pasi Bashkia dhe Ministria e Financave nuk po arrinin dot një marrëveshje financiare për menaxhimin e tyre.
Por në korrik qeveria mori vendimin që plehrat e Durrësit të transferohen në Sharrë. Sipas kontratës, incerenatorit të Sharrës do t’i paguhen 400 milion euro (41 euro/ton), që janë para të taksave të shqiptarëve./albeu.com