Policia e Durrësit ka arrestuar një 38-vjeçar, pasi dyshohet se zjarri që ai ndezi për të djegur barishte doli jashtë kontrollit dhe përfshiu magazinën e një subjekti privat.
Ngjarja u regjistrua në lagjen nr. 14 të qytetit. Nga hetimet rezultoi se shtetasi me inicialet A. N., banues në Durrës, kishte ndezur flakë pranë magazinës për të djegur disa barishte.
Të lidhura
None found
Zjarri u përhap në mënyrë të pakontrolluar deri në ambientet e magazinës, ku shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale.
Arrestimi i 38-vjeçarit u krye nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës.
Dokumentacioni procedural i është përcjellë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, e cila do të vijojë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
