Duke filluar nga dita e sotme, çfarë moti pritet në vend

Sot në Kosovë pritet të mbajë mo kryesisht i vranët dhe herë pas here me reshje shiu. Vende-vende priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë si dhe erëra të herëpashershme të fuqishme nga jugu. Më shumë reshje priten në perëndim të vendit e më pak në disa pjesë qendrore dhe lindore të vendit.

Mot shumë jo-stabil pritet në Shqipëri ku gjatë ditës pritet të ketë zhvillime mjaft të fuqishme të vranësirave të cilat pritet të kushtëzojnë rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshe intensive priten në veri, qendër dhe jug të vendit ku ka gjasa edhe për shtrëngata të fuqishme dhe breshër.

Shira të rrëmbyeshëm priten më së shumti në territorin e Malit të Zi me shtrëngata të fuqishme dhe bubullima masive, ndërsa në Maqedoninë Veriore dhe Luginën e Preshevës priten intervale reshjesh lokale të shiut.

Mot i ngjashëm na pret edhe të premtën dhe të shtunën, me reshje të herëpashershme shiu në Kosovë, Maqedoni dhe Luginë si dhe me rrebeshe të pasditeve lokale me vetëtima dhe bubullimë, kurse në Shqipëri dhe Mal të Zi herë pas here priten rrebeshe mjaft intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë dhe shira të rrëmbyeshëm lokal

Reshje lokale priten edhe të dielën, por po ashtu presim ulje të temperaturave. Në viset malore presim reshje bore. Në Shqipëri reshjet do të ulen në intensitet. Ka gjasa që reshje afatshkurtra bore të paraqiten edhe në disa vende pak më të ulëta mbidetare në viset kontientale./MeteoBallkan


Shtuar 31.03.2022 13:15