Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha u ndal te ministrja e Shtetit për Marrdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, duke cituar Frojdin.
Elisa Spiropali, tha Berisha, vuan nga ajo që Frojdi e quan “zilia falike te vajzat”.
“Do t’i them dy fjalë Elizës. Ke përdorur një term jo të fisshëm. Unë jam mjek dhe ata që janë mjek e dinë që Frojd në klasifikimin e zhvillimit psikoseksual ka gjetur se ky zhvillim tek qeniet
Elisa ky kompleks i stadit të tretë u ndodh edhe vajzave, problemi madhor që Frojdi e quan këtë është se e quan zilia njerëzore kalon në pese stade.
Stadi i tretë është stadi falik, i cili shfaqet në moshën 3-5 vjec, shumica e kalojnë, disa mbeten, disa u krijohet kompleksi i edipit.
Kjo është e njohur tek Edi Rama, falike tek vajzat”, tha Berisha.
I ashpër ka qenë reagimi i Spiropalit, duke e quajtur Berishën plak që duhet të rrijë mbyllur në shtëpi së bashku me turpet e tij.
“Kush të mori me qira sot sepse kanë filluar të marrin me qira, nga njëri tek tjetri. Nga pronar absolut i veseve të Pushtetit dhe politikës për të mbajtur pushte, tani je kthyer në dyfllakxhi me qira dhe të hedhin edhe ndonjë kockë këtej e andej gardhit në mënyrë të përzgjedhur për tu marrë me njërin apo me tjetrin.
Doktor ta kuptoj moshën dhe hallin, është krejtësisht e paimagjinueshme që një gjysh që duhet të ishte në shtëpi i mbyllur me turp del në foltore dhe flet jo për Frojdin por për probleme e tij të rënda, je i tkurrur, je i pamundur dhe nga këto biseda do bësh në foltore, se të tjera s’mund të bësh.
Mqs fole për të varfrit e Shqipërisë, ti që paguhesh nga pasanikët më të mëdhenj të Shqipërisë, vendos gjoba, sulmon ata që nuk të japin favore, ti që bën opozitën tënde të mjerë dhe selektive duke u paguar nga paratë e pasanikëve shqiptarë, ti vazhdon sot të mbijetosh i mjerë. Kam vetëm 2 fjalë, më vjen keq për katandisjen tënde, ishe kryeministër dhe president i vendit, nga kryeministër sniperist në katin e dytë, je kthyer në sniper me qira.
Gjithmonë e më keq do bëhesh, ata që të përdorin në oborrin tënd do të lënë ashtu siç je, pa moral, Ke humbur Sali, kaloje poshtë kockën e Shkodrës, por s’kemi çfarë të të bëjmë. Selam Sali, edhe të pafshim këtu më shumë, sepse je dëshmia më e gjallë se si nuk duhet të jetë një burrë shteti”, Spiropali.