“Duam ujë në shtëpi”, dhjetëra banorë të Nartës në protestë para Bashkisë Vlorë

Qindra familje në Nartë të Vlorës kanë mbetur pa ujë prej më shumë se 10 ditësh. Banorët e kësaj zone i janë drejtuar këtë të hënë bashkisë së Vlorës për të kërkuar zgjidhje të problemit.

Sipas tyre, me këtë problematikë janë përballur çdo verë, ku mungon furnizimi me ujë.

Banorët kanë zhvilluar dhe një takim me përfaqësues të institucionit.

Këta të fundit i kanë premtuar zgjidhje, ndërsa banorët i kanë dhënë afat, në të kundërt do t’u drejtohen institucioneve qendrore ne Tiranë.

Ata theksojnë se mungesa e ujit ndikon vetëm negativisht në fshatin Nartë.

Banorët në fshat konfirmojnë se kjo problematikë zgjat prej kohësh pa asnjë zgjidhje ndërsa kërkojnë ujë në banesat e tyre.

Duke pritur zgjidhjen e situatës, ata thonë se nëse nuk ndryshon gjë protestat do të vijojnë./Albeu.com.


Shtuar 17.07.2023 16:49