Sportisja e njohur Luiza Gega këtë të shtunë ka hapur dyert e shtëpisë dhe ka bërë një rrëfim të rrallë për moderatoren Çenkuela Hasa. Ajo zbuloi në programin FitStation vendimin për t’u tërhequr përfundimisht nga garat.
Pas lojërave olimpike unë u mendova se çfarë do të bëja me veten, karrierën. Nuk është një vit i lehtë për mua dhe pse unë kam përgatitur veten për këtë moment. Por dua të bëj një hap po të rëndësishëm në jetë që këtë herë nuk ka lidhje me karrierën, unë jam rritur në një familje të madhe me shumë nipër e mbesa dhe dua ta përjetoi këtë ndjesi. Në një moment tjetër ndoshta do flas për partnerin pasi mund të jetë një histori e bukur për t’u treguar”- tha Gega për News24.
Moderatorja: Ka patur aludime të shumta që partneri është trajneri Taulant Stërmasi?