Rreth 3 mijë bimë kanabis janë asgjësuar në një operacion policor në Krujë, Kurbin, Mirditë, Vau i Dejës dhe në Shosh, Shkodër.
Tetë persona janë shpallur në kërkim si të dyshuar të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Në operacion janë përfshirë forca policore të komisariateve respektive dhe të Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe grupe të FNSH-së.
Njoftimi i policisë:
Policia e Shtetit vijon kontrollet e territorit me qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.
Megaoperacioi i shtrirë në Krujë, Kurbin, Mirditë, Vau i Dejës dhe në Shosh, Shkodër.
Në operacion janë përfshirë 210 forca policore, të komisariateve respektive, të Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe grupe të FNSH-së.
Gjithashtu janë përdorur 12 dronë të Policisë për kontrollin e zonave të thella malore e ato me terren të vështirë.
Gjatë megaoperacionit janë evidentuar dhe asgjësuar 3095 bimë e fidanë cannabis sativa (1600 fidanë dhe 1495 bimë kanabis).
Janë shpallur në kërkim policor 8 persona si të dyshuar të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Krujë: Gjatë kontrollit në territorin e fshatit Bruz Zall, Njësia Administrative Cudhi, Krujë, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, forcat Shqiponja të DVP Tiranë dhe Fnsh Tiranë u gjetën dhe u asgjësuan 300 bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa.
Lezhë: Gjatë kontrollit në zonën e quajtur “Bjeshkët e Kaçinarit” në Njësinë Administrative Kaçinar në Mirditë, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë u gjetën dhe u asgjësuan 500 bimë dhe 1600 fidanë të kultivuar në kubikë, të dyshuar cannabis sativa.
Gjithashtu, edhe nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, u gjetën dhe asgjësuan 241 bimë të dyshuara cannabis sativa në fshatin Kuqna të njësisë administrative Milot, si dhe 16 bimë të tjera të dyshuara cannabis sativa në fshatin Zhejë të njësisë administrative Mamurras.
Shkodër: Gjatë kontrollit në fshatin Dardhë, Njësia Administrative Shosh, Shkodër, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, u gjetën dhe u asgjësuan 180 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva.
Në Vaun e Dejes, në fshatin Dush, Njësia Administrative Vau i Dejës, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, u gjetën dhe u asgjësuan 200 bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa.
Po në Vaun e Dejëa, në fshatin Vig, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kanë gjetur dhe asgjësuar 58 bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa.
Strukturat hetimore bazuar në inteligjencën policore, kanë shpallur në këkrim policor 8 shtetas të dyshuar si të implikuar në këtë veprimtrai kriminale dhe vijon puna për shoqërimine tyre me qëllim sqarimin e pozitës së tyre, të implikuar ose jo, në këtë veprimtari kriminale.
Ndërkohë në bashkëpunim me Prokuroritë respektive vijojnë hetimet e thelluara për për zbardhjen dhe dokumentimin e autorisisë së këtyre rasteve.