Dronët iranianë në Ukrainë, Kremlini: Nuk kemi informacion për përdorimin e tyre

Zëdhënës i Kremlinit pretendoi ditën e sotme se Rusia nuk ka “asnjë informacion” për përdorimin e dronëve të prodhuar nga Irani në Ukrainë.

Ukraina pretendon se dronët Shahed-136 goditën Kievin të hënën, duke vrarë të paktën katër persona, por Kremlini tha se nuk mund të konfirmonte apo mohonte nëse ky ishte rasti. Ndërkohë, Peskov tha se katër rajonet e Ukrainës që Rusia deklaroi se i kishte aneksuar bien nën mbrojtjen e arsenalit bërthamor të Rusisë.

“Këto territore janë pjesë e patjetërsueshme e Federatës Ruse dhe siguria e tyre sigurohet në të njëjtin nivel me pjesën tjetër të territorit të Rusisë”, tha ai.

Zëdhënësi Dmitry Peskov tha se nuk kishte informacion në lidhje me përdorimin e armëve të tilla me precizion të lartë me origjinë iraniane.