Drogoi dhe abuzoi me të miturën për një javë resht, detaje nga ngjarja e rëndë në Ersekë

Ditën e martë policia ka arrestuar një 26 vjeçar, i cili akuzohet se ka droguar dhe ka abuzuar seksualisht me një të mmitur.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kamnik të Ersekës, ku 26- vjeçari me iniciale O.M., dyshohet se ka abuzuar me 17 vjeçaren nga data 21 shkurt, deri më datë 1 mars.

Përgjatë kësaj jave, pra nga data 21 shkurt, deri në datën 1 mars 2021, i dyshuari ka qenë në një banesë në fshatin Kamnik të Ersekën së bashku me të miturën, të cilën e ka përdhunuar dhe e ka detyruar të konsumojë drogë.

Sipas përshkrimit që i ka bërë adoleshentja lëndës narkotike që është detyruar të përdorë, dyshohet se ka qenë dy lloje, kokainë dhe marijuanë.

E mitura, në kallëzimin që ka bërë në Komisariatin e Policisë, e ka përshkruar drogën si në formë pluhuri të bardhë dhe një lloj tjetër si gjethe. Ajo ka deklaruar se 26-vjeçari me iniciale O.M., e ka detyruar që të konsumojë të dy llojet e lëndës narkotike, atë si gjethe, e mitura thotë se e ka konsumuar si cigare, ndërsa pluhurin e bardhë e ka marrë nga hunda.

Sipas policisë,  vajza ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike, kur është detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale jashtë dëshirës së saj me 26- vjeçarin.

26 vjeçari akuzohet për “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”./albeu.com/


Shtuar 11.03.2021 13:23