Drogë, thikë, celularë dhe pajisje GPS, arrestohet shqiptari në Greqi

Pas shumë ditës në vëzhgim, policia greke ka arrestuar në qytetin Kos, një 56-vjeçar nga Kosova dhe kanë bastisur shtëpinë e tij pasi kishin informacione se ai po trafikonte drogë.

Gjatë kontrollit i janë gjetur 15 pako kanabis, dy peshore precise, tre laptopë, dy celularë, 4 karta SIM dhe një pajisje GPS. Të gjitha këto iu konfiskuan.

Shqiptari nga Kosova u arrestua dhe tashme po ndiqet penalisht për posedim dhe trafik droge si dhe armëmbajtje pa leje, pasi në makinën e tij iu gjet dhe një thikë./albeu.com


Shtuar 26.07.2021 15:32