Drogë dhe municion luftarak, goditet grupi kriminal në Kamzë, tre në pranga (VIDEO)

Kamzë- Tre persona kanë rënë në pranga e policisë, pasi akuzohen se vepronin si grup për shitjen e lëndëve narkotike.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Combination” ranë në pranga shtetasit K. A., 23 vjeç dhe L. Ç., 59 vjeç, të dy banues në Kamzë dhe M. N., 48 vjeç, banues në Valias.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në Kamzë, shtetasit K. A. dhe L. Ç., të cilëve, gjatë kontrollit fizik, iu kanë gjetur sasi lënde të dyshuara narkotike kanabis.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas e siguronin lëndën narkotike nga shtetasi M. N. dhe pasi e ndanin në doza, i shitnin ato në zona të ndryshme të Kamzës.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit M. N., shërbimet e Policisë gjetën 3 kg e 100 gramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, 1 armë zjarri automatik dhe municion luftarak.

Gjithashtu u gjet dhe sekuestrua një armë zjarri automatik dhe municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/Albeu.com


Shtuar 23.10.2023 09:34