Drogë, armë dhe vjedhje: 6 shqiptarë arrestohen në Greqi pas shkatërrimit të bandës

Një bandë greko-shqiptare është shkatërruar ditën e sotme në Atikë.  Banda e rrezikshme trafikonte drogë, furnizonte me armë dhe kryente vjedhje në Atikë ndërsa mësohet se pas operacionit, në pranga kanë përfunduar një  25-vjeçar grek dhe gjashtë shqiptarë, të moshës midis 27 dhe 38, si anëtarë të organizatës kriminale.

Të arrestuarit akuzohen për vrasje pa dashje, dhunë ndaj punonjësve, pastrim parash, etj. E arrestuar është edhe një grua nga Shqipëria, e cila ishte pjesë e organizatës kriminale.

Gjatë kontrolleve të policisë u gjetën dhe konfiskuan: Pushkë Kallashnikov, 2 pistoleta, një karabinë, 226 gëzhoja të kalibrit të ndryshëm, 468 gram kanabis, 5 gram kokainë, një laborator i pajisur plotësisht për kultivimin e kanabisit hidroponik me 6 fidanë, 3 topa elektronikë. /albeu.com/


Shtuar 18.03.2021 11:17