Gjykata e Shkallës së Parë Durrës paraditen e sotme ka dhënë masën “arrest me burg” pa afat për shtetasit Arben Ferizi dhe “arrest me burg” me afat për Egert Vargun.
Të dy shtetasit lidhen me ngarkesën e kokainës të gjetur pak ditë më parë në portin e Durrësit.
Feriz dhe Vargu i kanë qëndruar deklaratave të tyre që nga fillimi, ku Ferizi është shprehur se nuk ka lidhje me drogën, ku sipas tij kompania ka porositur mishin e pulës dhe të gjithë veprimet janë kryer online.
Ai ka shtuar se kampania e tij që merret me prodhimin e salçiçeve është e sukeseshme dhe nuk ka nevojë të implikohet në trafikimin e drogës.
Vargu me detyrë agjent doganor ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me këtë ngjarje, sipas tij ai ka për detyrë të ndjekë procedurat e zhdoganimit dhe jo të kontrollojë kontenierët./albeu.com