Droga kishte “pushtuar” magazinën e frutave dhe perimeve, prangosen 5 “tregtarët” shqiptarë

Pesë shtetas shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohen për përfshirje në trafikimin e lëndëve narkotike.

Ata dyshohet se kanë qenë pjesë e një organizate të strukturuar kriminale që vepronte në këtë fushë, pra në trafikun e drogës.

Sipas burimeve nga mediat italiane, bëhet me dije se shqiptarët e moshave 29, 31, 30, 54 dhe 21 vjeç u arrestuan pas një hetimi të nisur prej muajit tetor.

Mediat italiane shtojnë se rrjeti që drejtohej nga 29-vjeçari shqiptar e fshihte drogën në magazinën e një kompanie që tregtonte fruta dhe perime në Bari. Më pas ajo transportohej për në Rimini gati për t’u shitur.

Burimi fillestar i drogës, sipas hetimeve, ishte nga Spanja./albeu.com/


Shtuar 15.12.2021 17:44