Seksioni i Antidrogës në Komisariatin e Ankonës, ka vënë në pranga dy shtetas shqiptarë 30-vjeçarë për trafik droge.
Hetuesit kishin qenë prej kohësh në gjurmët e tyre, por me vështirësi arritën të zbulonin shtëpinë e tyre klandestine të përdorur si bazë operacionale për paketimin dhe ruajtjen e drogës.
Të shtunën pasdite, pas një tjetër aksioni, agjentët kapën një nga tregtarët e drogës në një makinë dhe e ndoqën në një fshat rezidencial veror. Kur i dyshuari ka hyrë në banesë, papritmas policët kanë mbërritur tek ai dhe kanë arritur të hyjnë në ambientet e banesës ku kanë gjetur edhe bashkëpunëtorin i cili ka mbetur brenda dhomave pasi ishte i pastrehë në territorin italian.
Kontrolli i mëpasshëm në shtëpi i kryer me iniciativë bëri të mundur gjetjen e mbi një hektogram e gjysmë kokainë (160 g) të ndarë në 18 doza, të fshehura në një kavanoz qelqi që përmbante edhe oriz për të thithur lagështinë.
Tre mbështjellës (rreth 20 gram), që përmbanin doza të gatshme, u gjetën në banjë, të fshehura pas pajisjes së banjës.
Përveç drogës, hetuesit sekuestruan edhe më shumë se 700 euro, të cilat konsiderohen të ardhura nga veprimtaria e trafikut të drogës.
Nisur nga indikacionet e rënda të fajit, në dispozicion të Prokurorisë Publike pranë Gjykatës së Ankonës, dy të arrestuarit janë shoqëruar në burgun Montacuto në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor procedues./albeu.com