Dritë jeshile zyrtare nga BE për 14,2 miliard euro për Ballkanin dhe Turqinë

Nga Erisa Zykaj

Komisioni Evropian mirëpret miratimin nga Parlamenti Evropian më 15 shtator të instrumentit të ri për ndihmën e para-anëtarësimit (IPA III) për periudhën 2021-2027. Ky është hapi i fundit në procesin e miratimit të këtij instrumenti, për të mbështetur reformat e integrimit për vendet kandidate dhe kandidate potenciale. Për komisionerin përgjegjës për zgjerimin, Oliver Varhelyi, ky është një sinjal i qartë që tregon mbështetjen e Bashkimit Europian për zgjerimin. IPA III është hartuar me një qasje strategjike dhe të bazuar në rezultate, pa alokim specifik të fondeve që nga fillimi për vendet pêrfituese.  IPA III do të përqëndrohet në sundimin e ligjit dhe respektimin e vlerave thelbësore, forcimin e institucioneve demokratike dhe reformimin e administratës publike, si dhe promovimin e qeverisjes ekonomike dhe reformat në favor të konkurrencës.

Kjo asistencë financiare do të përqëndrohet në rimëkëmbjen e qëndrueshme ekonomike, furnizimin me energji, transportin, mjedisin, ndryshimet klimatike, si dhe transformimin dixhital. Një nga synimet kryesore të IPA III është mbështetja e zbatimit të planit ekonomik dhe të investimeve për Ballkanin Perëndimor, që përbën dhe një nga mesazhet kryesore, ku do të përqëndrohet cilën presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, që synon të nxisë rimëkëmbjen ekonomike afatgjatë të rajonit, një tranzicion të gjelbër dhe dixhital dhe të inkurajojë integrimin dhe konvergjencën rajonale me Bashkimin Evropian.

IPA III do të hyjë në fuqi në ditën e botimit në Fletoren Zyrtare, me efekt prapaveprues nga 1 janari 2021. Zbatimi i IPA III të ri ndjek një proces me dy hapa: Së pari parë, shërbimet e Komisionit po punojnë për dokumenti kryesor strategjik për planifikimin e ndihmës financiare, duke përcaktuar fushat prioritare, rezultatet e pritura dhe alokimet indikative të fondeve për fushat tematike të mbuluara nga rregullorja.

Zhvillimi i kuadrit të programimit merr parasysh konsultimet me partnerët në rajon, shtetet anëtare të BE -së, Parlamentin Evropian, shoqërinë civile, institucionet financiare ndërkombëtare, organizatat ndërkombëtare dhe aktorët e tjerë. Së dyti, në konsultim me partnerêt, Komisioni Europian pret që planet vjetore të veprimit priten të aprovohen në dhjetor 2021. Zbatimi i veprimeve duhet të fillojë në fillim të vitit 2022./abcnews.al


Shtuar 16.09.2021 13:21