Dritë jeshile për hapjen e negociatave për Grupkapitullin 4, reagon Rama: Shqipëria nuk ndalet, një tjetër hap drejt anëtarësimit në BE

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit se Shqipëria ka marrë miratimin për hapjen e negociatave për Grupkapitullin 4 “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”, një hap kyç në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama e cilësoi këtë zhvillim si një moment domethënës dhe dëshmi të progresit konkret të Shqipërisë drejt integrimit europian.

“Shqipëria nuk ndalet. Një tjetër hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit në BE,” – shkroi Kryeministri, i cili thekson se “ky vendim i vendeve anëtare të BE konfirmon përgatitjen tonë dhe progresin konkret në rrugën drejt familjes europiane.”

Rama theksoi rëndësinë e katër kapitujve të përfshirë në këtë grupkapitull, që lidhen drejtpërdrejt me zhvillimin e qëndrueshëm dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve:

Politikat e transportit (Kapitulli 14)

Rrjetet trans-evropiane (Kapitulli 21)

Mjedisi dhe klima (Kapitulli 27)

“Ky është një hap tjetër drejt Shqipërisë 2030, vend krenar i Bashkimit Europian”, përfundoi Kryeministri në mesazhin e tij.

Miratimi i Grupkapitullit 4 shënon një tjetër moment kyç në rrugën e negociatave të Shqipërisë me BE-në, duke hapur rrugën për diskutime të thelluara mbi sektorë strategjikë dhe përqasjen e mëtejshme të standardeve evropiane në vend.


Shtuar 11.06.2025 19:22

Tags: ,