Dritan Mehmeti: Shpresoj që Sylvinho t’i sjellë Shqipërisë atë që i ka munguar, frymën e grupit

Në impiantin sportiv më modern në Shqipëri do të bëhet prezantimi I trajnerit të ri të kombëtares më 9 janar. Air Albania do të jetë shtëpia e re e Sylvinhos për një vit e gjysëm. Në këtë stadium ai do të luajë ndeshjet si pritës. Pas 20 vitesh me trajnerë italianë, Shqipëria do të drejtohet nga një teknik Braziljan. Pasi nuk ia doli ti jepnin titullin botëror brazilit sëbashku me Teknikun TIte’, Sylvinho do të tentojë të cojë Shqipërinë në Europianin e 2024-trës. 48 vjecari ka drejtuar vetëm dy ekipe si trajner I parë, ndërsa ka qenë ndihmës trajner në disa skuadra. Për këtë arsye, ish trajneri i Partizanit, Dritan Mehmeti preferon një trajner europian me më shumë eksperiencë.

“Nuk dua ta paragjykoj, por trajneri I ekipit kombëtar duhet të kishte më shumë eksperiencë. Është një alternativë që vjen nga një shkollë ndryshe.nuk e di sa lehtë apo të vështirë do ta ketë të përshtatet me stilin tonë. Unë do të isha për një trajner europian më me shumë eksperiencë”,- u shpreh Mehmeti.

Mehmeti është dakord me skemën offensive që përdor Silvinjo, pasi sipas tij Shqipëria ka lojtarë sulmues të mirë.  Sipas 40 vjecarit, tekniku braziljan ka kohë të mjaftueshme për të për të përgatitur shqipërinë deri në ndeshjen e parë në eliminatoret e europianit.

“Është kohë e mjaftueshme. Është specifikë ndryshe kur drejton një ekip kombëtar sepse duhet të studiosh edhe ndeshjet e mëparshme. Unë besoj se do ta ketë kohën e duhur të japë filozofinë e tij si e interpreton futbollin”,- tha më tej ish-tekniku i Partizanit.

Ndërkaq, Mehmeti ka edhe një sugjerim për trajnerin e ri të kombëtares.

“Unë do ti kërkoja atij të ishte shumë kërkues, shumë profesionist dhe të menaxhonte grupin në marrdhëniet mes lojtarëve. Shqipërisë I ka mungur fryma e grupit, pasi cilësitë individuale I ka të mëdha”,- tha ndër të tjera Mehmeti. /albeu.com


Shtuar 3.01.2023 21:15