Dritan Goxhaj kallëzon në SPAK ministrin Ulsi Manja: Shpërdoroi detyrën

Ish-anëtari i UÇK. së, Dritan Goxhaj ka kallëzuar në SPAK ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja për shpërdorim detyre. Kallëzimi është bërë ditën e djeshme.

Kallëzimi në fjalë është bërë lidhur me procedurat dhe pranimin e kërkesave të Gjykatës Speciales të Kosovës për ekstradimin e Goxhajt kur u arrestua.

Kujtojmë që Goxhaj u arrestua në fund të korrikut në Tiranë, me një urdhër arresti të lëshuar nga Dhomat e Specializuara me seli në Hagë, që trajtojnë krimet e pretenduara të luftës së viteve 1998-99 në Kosovë.

Goxhaj  akuzohet për kryerjen e veprave penale “Frikësimi gjatë procedurës penale” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, parashikuar nga legjislacioni penal i Republikës së Kosovës.


Shtuar 8.12.2023 11:31