Një shqiptar është “arratisur” nëpër rrugët e Romës, pas ndjekjes nga policia italiane.
Ai ka refuzuar që të ndalojë e t’i bindet urdhërit të karabinierëve dhe është larguar me shpejtësi me mjetin e tij.
39-vjeçari shqiptar lëvizte kundravajtje në rrugët e Vatikanit me një “Dum-Dum” dhe i ka detyruar policët që të qëllojnë në drejtim të rrotave për ta ndalur.
Shqiptari me precedentë të ndryshëm penalë kaloi përmes San Pio X, në drejtim të San Pietro, shkruan Tg Com.
Edhe pse agjentët qëlluan në drejtin të rrotave të tij, ai nuk ndaloi.
Më pas një nga karabinierët i është hedhur sipër në pjesën e sediljes së shoferit për ta ndalur me forcë duke përdorur edhe paralizuesin elektrik. Nga ngjarja ka mbetur i plagosur vetë shqiptari dhe dy policë italianë.
Ata u dërguan menjëherë në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Shqiptari u arrestua.
Klikoni KËTU për të parë videon./albeu.com/