Drejtori i kompanisë Pfizer në Shqipëri, Rama: Mik i yni, na hapi derën në momentin më të vëshirë

Në Shqipëri ka mbërritur sot shefi i kompanisë Pfizer, Albert Bourla, për të parë nga afër kushtet e ruajtjes së vaksinave dhe për të siguruar vazhdimësinë e furnizimit me vaksina Pfizer, në përmbushje të planit të vaksinimit anti-Covid dhe angazhimit tonë të palëkundur, për të siguruar vaksinat deri në fund të kësaj përballjeje.

Në një pronocim për media, Rama tha se Borula është një mik i Shqipërisë pasi i hapi derën vendit në një moment shumë të vështirë.

“Sot është një ditë e veçantë për procesin e vaksimimit, sepse kemi nderin dhe kënaqësinë të mikpresin shefin e madh të Pfizer, i cili mund ta them me shumë nderim që është bërë një mik i yni, mik i Shqipërisë, pasi na hapi derën në momentin më të vështirë. Kur ne shkuam në New York për të trokitur në derën e Pfizër në kushtet kur nuk kishm perspektivë të qartë pasi vendet e rajonit nuk u përfshinë në skemën e parë të vaksinave.  Folëm gjatë, edhe pse nuk na premtoi at për aty se çështja do të zgjidhej, por bëri gjithçka që të zgjidhej. Falë angazhimit të zotit Bourla, ne mundëm të marrim vaksinat më parë se të tjerët. Dua që në sy të të gjithë opinionit publik dua t’i them këtu në shqip atë që ia kam shprehur edhe më parë, mirënjohje pa fund për këtë ndihmë në mbrojtje të jetës së qtetarëve shqiptarë”, tha Rama./albeu.com

 

 


Shtuar 11.10.2021 11:47