“Drejtoresha gënjen hapur”, Meta: Bujqësia në mjerim, AZHBR ka prioritet përkrahjen e aferës se inceneratorëve

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka publikuar në Facebook një video nga emisioni “Log.” ku thotë se Drejtoresha e AZHBR-së gënjen hapur, ndaj dhe bujqësia është në mjerim. Ai shkruan se AZHBR ka prioritet përkrahjen e aferës se inceneratorëve.

“Dëgjoni si drejtoresha e AZHBR gënjen hapur përfaqësuesin e Shoqatave të Fermerëve, Ervin Resuli për implikimin në aferën e inceneratorëve.

Ndaj është bujqësia në mjerim se edhe AZHBR ka prioritet përkrahjen e aferës se inceneratorëve”, shkruan Meta./albeu.com


Shtuar 6.08.2022 11:42