Ismael “El Mayo” Zambada” – Është një trafikant droge meksikan, i cili drejton Kartelin famëkeq të Sinaloas pas arrestimit të Joaquin “El Chapo” Guzman, pasi më parë drejtonte në terren operacionin e trafikut ndërkombëtar të kokainës. Për kapjen e tij ofrohet një shpërblim prej 15 milionë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara. Për dekada me radhë Zambada i ka shpëtuar drejtësisë meksikane dhe asaj amerikane, pasi është shpallur në kërkim që prej vitit 1998.
El Mayo mendohet se fshihet në Meksikë, por zyrtarët amerikanë shpresojnë që shpërblimi i majmë, të bëjë dikë nga shokët e tij ta tradhtojë.
Para se të niste trafikun e drogës, Zambada ishte fermer. Dalë-ngadalë ai shtoi prezencën e tij në tregun amerikan, duke u përqendruar kryesisht në Çikago, e më pas “biznesi” i tij u përfshi në Kartelin e Guadalaharës, kartelin e parë të mirëfilltë meksikan të drogës, nën drejtimin e Miguel Ángel Félix Gallardo.
Pas arrestimit të El Chapos, ai ia besoi djemtë e tij El Mayos, me të cilët ky i fundit ndau biznesin 50 me 50. Por jeta e luksit e djemv e te El Chapos, Ivan dhe Jesus Alfredo Guzman, të cilët janë sanksionuar si operativë të Kartelit të Sinaloas edhe nga Departamenti Amerikan i Thesarit, ka barë që marrëdhënie e tyre të jetë e tensionuar.